Publikohen listat e fituesve në universitete

Regjistrimet për studentët fitues do të nisin më 12 shtator. Sipas udhëzimit, regjistrimi i kandidatëve për të fituar statusin e studentit, të pranuar në universitetet publike, do të zhvillohet me regjistrim paraprak dhe përfundimtar. Ky proces regjistrimi do t’i përkasë raundit të parë të pranimeve në universitete.
Raundi i dytë i pranimeve do të realizohet për vendet që do të rezultojnë të paplotësuara në universitete, pas mbylljes së regjistrimit përfundimtar. Aplikimi do të bëhet me Formularin A3. Për këtë raund të dytë dhe të fundit pranimesh do të ketë fazë tjetër regjistrimesh, afatet dhe modalitetet e së cilës do të bëhen të ditura më vonë nga Ministria e Arsimit.
Udhëzimi vë theksin në rëndësinë e respektimit të afateve të regjistrimeve nga kandidatët për studentë. Ata duhet të regjistrohen paraprakisht në programin e studimit, ku janë shpallur fitues, pranë sekretarive mësimore të fakulteteve nga data 12 shtator deri në datën 18 shtator, nga ora 8.00 deri në orën 18.00.
Dy ditë pas mbylljes së këtij procesi, institucionet publike të arsimit të lartë, deri në orën 14.00 të datës 20 shtator 2011, duhet të dorëzojnë në MASH dhe në AKP listën origjinale. Në bazë të regjistrimeve paraprake të kryera dhe të vendeve të paplotësuara, AKP, në datën 23 shtator 2011, do të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve fitues, duke ruajtur parimin Meritë-Preferencë, që do të publikohet edhe në faqen e MASH.
Listat përfundimtare të kandidatëve fitues, në formë të shkruar dhe elektronike, do t’u dorëzohen universiteteve, sipas programeve përkatëse të studimit, në datën 24 shtator nga AKP. /Start/
2011-09-10 17:43