E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati, verifikohen tabulatet telefonike të Konomit

Dje u deklarua zyrtarisht se hetimet për shpërthimin e tmerrshëm me tritol ku u copëtua trupi i babait të dy fëmijëve është përqendruar në dy pista: 1. konflikt të mundshëm personal të viktimës me persona të tjerë, përfshirë këtu dhe konfliktin për pronësinë; 2. konflikt për shkak të detyrës.

Që nga momenti i vrasjes së gjyqtarit të ri deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme janë shoqëruar 25 persona ku përfshihen, dëshmitarë të ngjarjes (në kokën kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm me eksploziv), miq dhe të njohur të viktimës. Por nuk mungojnë dhe persona të dyshuar e me precedentë të mëparshëm penalë për ngjarje me eksploziv.

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se sipas disa të njohurve, Konomi ka marrë kërcënime për jetën nga persona të panjohur. Ndërkaq, burime pranë grupit hetimor sqarojnë se është marrë me seriozitet çdo sinjalizim i dhënë nga të afërm dhe miq mbi shqetësimet që gjykatësi mund të ketë pasur. Pavarësisht sinjalizimeve të ndryshme për kërcënimet që i është bërë 33-vjeçarit, drejtues të Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës shprehen se Skerdilajd Konomi nuk ka kërkuar asnjëherë mbrojtje dhe se nuk ka pasur asnjë sinjalizim prej tij se kërcënohet me jetë.

Burime pranë grupit të ekspertëve që po merren me zbardhjen e vrasjes së gjyqtarit Konomi bëjnë të ditur se është kërkuar zbardhja e të gjitha telefonatave të bëra në adresë të 33-vjeçarit gjatë ditëve të fundit./Start/

                                                                                             2011-09-11 07:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›