Tërmet në veri të Italisë

Një tërmet me një fuqi prej 4.9 shkallë të Rihterit ka tronditur Italinë veriore. Tërmeti i regjistruar në orën 09:06 të mëngjesit e ka pasur epiqendrën në Reggio Emilia, në thellësinë 33.2 km.
Përveç panikut të shkaktuar te banorët, nuk ka pasur njoftime për dëme në njerëz apo dëme materiale.
Sipas medieve italiane, në Milano janë evakuuar ndërtesat dhe shkollat, operacion që është kryer me ndihmën e policisë, për të shmangur kaosin.