E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romney nuk paguan tatimet!

Përgjatë 2 viteve të fundit, të ardhurat e kandidatit presidencial republikan, Mitt Romney, kanë kapërcyer 42 milionë dollarë dhe tatimet që ai duhet të paguajë për këtë periudhë, janë 6,2 milionë dollarë.

Kjo do të thotë se niveli i tatimit për milionerin Romney është 13,9 për qind për vitin 2010 dhe 15,4 për qind për vitin 2011. Norma e tatimit mbi fitimin për pasaniket në Shtetet e Bashkuara është 35 për qind.

Newt Gingrich me të dhënat e ofruara nga kampi i tij, duket se i është afruar pikërisht kësaj të fundit, duke paguar 1 milionë tatime për vitin e kaluar, me një nivel prej 31 për qind të fitimit. Arsyeja përse është kaq i ulët tatimi i ish-guvernatorit të Masacussetit, gjendet tek mënyrat sesi ai i nxjerr fitimet.

Të ardhurat e Romneyt vijnë thuajse tërësisht nga fitime kapitali dhe dividentesh prej investimeve të shumta, që sipas ligjeve vendase tatohen nën 15 për qind.

Biznesmeni milioner, i cili zotëron tri shtëpi, ka qenë nën trysni të madhe për të publikuar tatimet. Pasi gjithçka u bë publike, Romney i mbrojti veprimet e veta, duke thënë se paguan të gjitha tatimet e ligjshme, por asnjë dollar më shumë.

“Nuk mendoj se ju vetë do të donit një kandidat për president, që paguan më tepër tatime nga sa detyrohet”, u shpreh ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›