E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikohet fotoja e Obamës dhe Berishës

Janë publikuar sot fotot zyrtare të presidentit Barack Obama me kryeministrin Sali Berisha, të bërë gjatë pritjes në New York me udhëheqësit botërorë që morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë kësaj pritjeje ceremoniale të organizuar në Muzeun Metropolitan të Arteve, kryeministri Berisha e ka ftuar presidentin Obama për një vizitë në Tiranë.
Për shkak se kjo ishte një pritje private e organizuar nga çifti presidencial amerikan, mediat nuk u lejuan brenda dhe vetëm sot janë bërë publike fotografite zyrtare të takimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›