Gjykata e Krimeve të Rënda, 450 përgjime në 9 muaj
Nga muaji janar deri në shtator gjykata për krime të rënda ka goditur çekiçin 450 herë për të dhënë po kaq vendime për përgjime telefonike. Burime nga ky organ bënë të ditur për "Ora News" se deri tani janë kërkuar nga prokuroria për krime të rënda një numër i madh përgjimesh telefonike dhe deri tani rezultojnë të jenë rreth 450 vendime. Kështu një person i cili dyshohet se kryen aktivitet kriminal organi i akuzës ka të drejtë që të vendos në përgjim telefonin e tij, por gjithçka realizohet vetëm me vendim të gjykatës.
Ndërkohë ajo që tashme mbetet fakt dhe e pa ndryshyeshme janë që në rastet e korrupsionit përgjimet telefonike apo edhe ambientale kanë nxjerr në dritë rastet ku kanë qenë të përfshirë në mitamrrje edhe zyrtarë të lartë.