E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikohet romani "Goja e Botës" nga shkrimtari Zija çela

Romani "Goja e Botës" i shtëpisë botuese Toena, mbërrin si kurorëzimi i një trioje romanesh, pas romanit "Për Dashurinë Shkruhet pas Vdekjes" dhe "S.O.S një Buzëqeshje" në kolanën e vlerave letrare të shkrimtarit Zija çela. Festa e Librit ka nisur në sallën Cehov të Teatrit të Metropolit në Tiranë dhe përurimi është konceptuar si një dialog me poetin Arian Leka me autorin.
Tejkalimi i murit të përjetshëm të njeriut modern në roman, murit të komunikimit mese njerëzve, vlerësohet nga romancieri dhe tregimtari i suksesshëm Zija çela, si më i rëndësishmi edhe sesa muret e shteteve apo kapërcimit të murit të ambasadave të 2 korrikut. Risia qëndron në formën e zgjedhur stilistike, pra duket sikur romani nis nga prekja e parë e lexuesit me të. Deduksione mbi këtë moment artistik në krijimtarinë e shkrimtarit çela mbërrijnë nga studiuesit dhe miqtë e letrave shqipe, Mehmet Kraja dhe Rudolf Marku duke e cilësuar romanin emblematik " Goja e Botës" si Komedia Hyjnore e veprës së autorit që përjetoi me dinjitet e pjellori krijuese të dy sistemet e vlerave. Romancieri Zija çela në botëkuptimin e tij kreativ shprehet se ngre nga e para një qytet me qindra personazhe dhe se përpiqet t'i ofrojë lexuesit vizionin për njerëzimin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›