E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikoi emrat e dëshmitarëve, 18 muaj Sheshelit

BEOGRAD-Gjykata për Krime Lufte në ish-Jugosllavi ka dënuar sot me 18 muaj burg, nacionalistin serb, Vojsllav Sheshel, për shpërfillje të gjykatës.
Kreu i partise radikale serbe u dënua pasi publikoi emrat e dëshmitarëve të mbrojtur në librin e shënimeve të tij. Dënimi vlerësohet të jetë i parëndësishëm për Sheshelin, i cili gjendet në Gjykaten e Hagës që nga viti 2003 duke u gjykuar nën akuzat për mobilizimin e grupeve paramilitare serbe, duke i nxitur për krime kunder popullsise jo serbe.
Vendimi i sotem shënon të dytën herë që Sheshel dënohet për shpërfillje të trupit gjykues. Sipas vlerësimit të gjykatës, veprimet e Sheshelit mund të dekurajojnë dëshmitarët të cilët mund të humbasin besimin në aftesinë e Gjykatës për të garantuar mbrojtjen e tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›