E Diel, 1 Nëntor 2026

Superacisti amerikan heq tatuazhet për të rinisur jetë të re

TIRANE-Tatuazhet e shumta që 16 muaj më parë i mbulonin fytyrën racistit të njohur amerikan ndaj njerëzve me ngjyrë, Bryon Widner nuk janë më. Shenjat e urrejtjes raciste që i kishte gdhendur në fytyrë për shkak të bindjeve në zemër Widner i pastroi në sajë të 25 ndërhyrjeje kirurgjikale me rreze.
Bryon Widner dikur ishte krenar për urrejten ndaj personave me ngjyrë, por kjo urrejte po i kundërvihej. Në momentin që u martua dhe lindi fëmijë kërcënime të shumta me vrasje kishin arritur në adresë të tij duke bërë që cifti të zhvendosjes në vende të ndryshme në SHBA. “Isha kthyer ne nje Osama bin Laden” thotë ish-racisti.
Më pas ai u regjistrua në kishë ku sic shprehet, shuajti urrejtjen raciste. Por, pavarësisht kësaj askush nuk e besonte Widner. Kjo shuajti përkohësisht dhe mundësitë e tij për të gjetur punë. Askush nuk arrinte të shihte brenda zemrës së tij, se Widner i kishte larguar urrejtjen, por shihnin tatuazhet e frikshme.
Amerikani vendosi të ndërmerrte ndërhyrjet kirurgjikale, plo 25 të tilla duke pastruar fytyrën. Ai shprehet se tashmë ka nisur një jetë të re, larg idealeve të mëparshme. “Doja që djali im të rritej me një baba për të cilin të ishte krenar. Ndaj ndyrshova tërësisht”, tha Widner.
Ai lejoi MSNBC të filmonte tatuazhet e tij deri në pastrimin e tyre me qëllim dhe realizimin e një dokumentari që të shërbejë për të frymëzuar të tjerët që të mos veprojnë kështu.

(d.b/Dailymail/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›