E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video-përgjimi, ekspertët: Nuk është origjinale

Tre ekspertët shqiptarë kanë rrëzuar sot video-përgjimin mes ish-Zv.kryeministrit Ilir Meta dhe ish ministrit të ekonomisë Dritan Prifti ndërsa e kanë cilësuar atë si jo original.

Tre ekspertët e ngarkuar nga gjykata për të bërë ekspertizën e video-përgjimit Meta-Prifti, Ardian Pollo, Ermal Beqiri si dhe Artur Rrahamani në fjalën e tyre para trupit gjykues ata rrëzuan videon duke dhënë detaje që sipas tyre e cënojnë besueshmërinë e saj.

Ekspertët kanë theksuar se në orën ku pretendohet të jetë bërë regjistrimi audio nuk është gjetur materiali origjinal.

Ata insistuan në faktin se biseda Meta-Prifti nuk është regjistruar nga ora ndërsa mundësia për ndërhyrje në audio mbetet e madhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›