E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi i PS, Rama: Draftet tona rruga drejt fitores

TIRANË-  Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, duke i referuar Kongresit të Partisë Socialiste, i cili pritet të mbahet në 5 nëntor, u shpreh optimist duke theksur se opozita tashmë ka një platformë, e cila do e dërgojë PS-në drejt fitores.

Këto deklarata Rama i bëri në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku ripërsëriti edhe njëherë politikën e dorës së shtrirë që opozita po ndjek për të bashkëpunuar me mazhorancën.

“Dua të falënderoj grupet e punës të cilët kanë ndihmuar në dy draftet e Kongresit. Bazuar në dy produktet që tashmë janë gati jam entuziast. Kemi në dorë dy instrumente që do shkojmë drejt fitores. Do i japim shqiptarëve program bazë me të cilin do fitojmë. Përmes risive do japin një mundësi të re për të forcuar Partinë Socialiste”,- u shpreh Rama.

Kryesocialisti Rama e cilësoi të pajustifikueshme mungesën e Partisë Demokratike në tryezën për reformën në drejtësi që opozita i bëri mazhorancës.

“Mungesa e pajustifikueshe, por më e pajustifikueshme ishte shprehja e deputetëve të komisionit të ligjeve të PD-së, të cilët dhanë dje një mesazh të shëmtuar. Ne do të vijiojmë politikësn e dorës së shtrirë, do vijojmë të jemi zëri dhe forca e së ardhmes. Statusi i kandidatit është provë e kësaj garancie. Ne do japim ndryshimin përmes mesazhit Shqipëria si gjithë Europa”,- theksoi Rama.

lajmi vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›