E Diel, 1 Nëntor 2026

Publikon fotografi shfrenuese me marihuanë e kanabis

Chris Brown,asnjëherë nuk e ka fshehur “dashurinë” që ka për lëndët narkotike. Por, këngëtari i ka shokuar fansat me publikimin e disa fotografive, ku shihet duke thithur kanabis.

Ai ka qenë në Amsterdam, duke kaluar kohë me shoqërinë e tij në një bar ku ka shfrytëzuar rastin të bëjë fotografi gjatë kohës kur ai po thithte marihuana e kanabis.

Këngëtari kontravers, edhe një ditë më parë ka publikuar fotografi të tilla. Ani pse ora ishta vetëm nëntë e mëngjesit, atij nuk i ka menguar që të “ngopet” me marihuanë.

“Mos u brengosni. Është vetëm ilaç”, ka shkruar ai në Twitter.
Chris ka qenë në Amsterdam, për të mbajtur një koncert por, kudo që ai ndodhet nuk e lë ti ik festa dhe argëtimi I tij i shrefnuar zë vend gjithkund.

E kjo është pika kryesore që e bashkon atë me të dashurën, këngëtaren Rihanna . Riri është e njëjta me Chris kur vie puna tek festat e shfrenuara dhe përdorimi drogës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›