“Divorci më ka shkatërruar totalisht”

Bukuroshja amerikano-latine, Jennifer Lopez pranon se është ndier e shkatërruar pas ndarjes nga këngëtari Marc Anthony. Vështirësia më e madhe sipas saj, ka qenë fakti se ata kanë edhe dy fëmijë së bashku dhe ndarja ka qenë edhe më tragjike për këtë arsye.
"Unë po përballesha me një divorc dhe ndarje familjare, gjë e cila ishte shkatërruese për shkak që, familja është gjëja më e rëndësishme për mua”, tha Lopez.
Ajo madje, ka thënë se pas ndarjes ka qëndruar për një kohë në shtrat duke vuajtur por, më pas e ka kuptuar që duhet të përballet me këtë gjë dhe t’i kthehet normalitetit.
“Unë nuk doja vetëm të mbijetoja nga kjo ndarje por doja të bëja diçka të mirë për veten. Më pas erdha me këngën, “Dance Again” dhe përfundimisht fillova ta lë pas ndarjen nga Marc Anthony”, është shprehur këngëtarja.
Çifti janë ndarë në korrik te 2011-ës ndërkaq, këngëtarja tani është në lidhje me balerinin, Casper Smart./Indeksonline/