Publiku “i çmendur” i Grotowski-t
Çdo tekst dramatik, duke u nisur prej dramaturgëve botërorë si p.sh. Sartre, Kamy, Jonesko, ose edhe atyre kosovarë, Mulliqi, Kryeziu, Kraja, mund të inskenohen në formën e Grotowski-t. Sistemi i Grotowski-t ofron mundësi të drejtpërdrejtë dhe të mundshëm
Grotowski në teatrin e tij, ose në laboratorin e tij, si princip të parë të punës ka futur eliminimin e largësisë së publikut dhe aktorëve në skenë, ai ka mundësuar kontaktin direkt të tyre. Me këtë gjë salla, ku qëndron publiku,
shndërrohet si një skenë në të cilën aktorët fusin në funksion edhe shikuesit. Andaj, numri i shikuesve gjithnjë ishte i kufizuar. Ata janë të trajtuar sikurse pjesëmarrës e jo publik pasiv. Grotowski ka shkuar pak më larg se të tjerët. Në çdo shfaqje, shikuesit kishin role të tyre dhe pa numrin e tyre, shfaqja nuk do fillonte. Madje, në çdo shfaqje, hapësira ishte ndryshe e organizuar, salla ku qëndron publiku shndërrohet në skenë, skenografia vendoset në publik, gjë që mundëson kontakt direkt me publikun. Efekti i gjithë kësaj është kontakti dhe futja në aksion të publikut. Aktorët, mund të luajnë edhe në hapësirën ku është publiku, çdo gjë shfrytëzohet. Çdo tekst dramatik, duke u nisur prej dramaturgëve botërorë si p.sh. Sartre, Kamy, Jonesko, ose edhe atyre kosovar, Mulliqi, Kryeziu, Kraja, mund të inskenohen në formën e Grotowski-t. Sistemi i Grotowski-t ofron mundësi të drejtpërdrejtë dhe të mundshëm. Një shfaqje e quajtur “Kordian”, një autor përshkruan konceptin e regjisorit në këtë mënyrë: Hapësira ku qëndronte publiku është shndërruar në spital neuropsikiatrik. Në krevatë janë ulur publiku dhe aktorët. Aktorët ishin mjekët ose të sëmurët. Ndërkaq, mjekët i trajtonin shikuesit sikur të sëmurët mentalë dhe është zhvilluar një konfrontim i fuqishëm mes mjekëve dhe publikut. Në këtë situatë tregimi për Kordianin, heroin të cilin në mënyrë të paarsyeshme e shpallin si të çmendur, është pranuar më së miri nga publiku. Mendoj se, regjisori kishte për qëllim të bartte një situatë sa më reale edhe në formë objektive, të jetë drejtpërdrejtë e pranueshme dhe e thithur mirë nga publiku, i cili qëndronte ulur në krevatet e të çmendurve, të bëjë që edhe ata të ndjehen sikurse të çmenduritë, sepse vetëm në këtë mënyrë njeriu mund ta kuptojë qëllimin e tjetrit, të merr përsipër problemet e tij. Andaj, ky sistem është tejet i pranueshëm dhe i gjallë. Në shumë momente Grotowksi nuk i ka dhënë rëndësi afërsisë së publikut, ata mund të jenë edhe larg, nuk ka nevojë të jenë në kontakt direkt fizik, ose të jenë të përzier në hapësirë të njëjtë, por të përputhen me esencën e veprës duke mos e humbur përmbajtjen. Sistemi apo teatri i Grotowski-t, quhet si një stimulues i skenave, i cili është i rrethuar nga të tri anët me publik. Mendohet se shfaqja e fundit e Grotowski-t është “Apocalips cum Figuris”, e cila ka përjetuar një evolucion mjaft të madh. Gjashtë aktorë janë të rrethuar me dyzet shikues, të cilët qëndrojnë ulur në karrige të mbështetura në muri. Në fazën e parë të shfaqjes janë mbledhur aq shumë shikues saqë i kanë larguar karriget dhe një numër i tyre ka qëndruar ulur në dysheme afër aktorëve ku luanin, kurse në fazën e dytë çdo aktor i ka ndarë shikuesit në grupe, duke kërkuar edhe përjetime nga ata.