Publiku pret pergjigje per mashtrimin 257 mije ne deklaraten e Bashes

Ish ministri Basha ka deklaruar se ka shitur shtepine ne Holande ne vitin 2007 me parate e marra nga shitja ka shlyer menjehere kredine e shtepise ne shumen 199 726 euro. Keto para nuk kane qene ligjerisht ne vitin 2007.
Shtepia eshte shitur ne prill 2008 dhe parate jane arketuar vetem ne ate kohe. Pra parate nuk kane ekzistuar ne 2007. Qe te mos marrim si pergjigje nje tjeter lapsus po japim nje fakt te ri konfirmues Ministri Basha ka udhetuar pra eshte larguar nga Rinasi
ne date 1 prill 2008 me kompanine LUFTHANSA-000001 ne oren 1204 me nje nga pasaportat e tij diplomatike ate me numer D0001313-AL dhe eshte kthyer ne Rinas ne date 5 prill 2008 ne oren 2304 po permes kompanise LUFTHANSA me te njeten
pasaporte diplomatike.
Kontrata e shitjes se shtepise ne Holande eshte e datave 2-3 prill 2008 dhe nr i pasaportes te shenuar ne akt eshte i njejte me numrin e pasaportes me te cilin ka udhetuar ministri.
ILDKP ende pa pergjigje per letren e Shekullit
ILDKP nuk i eshte pergjigjur ende nje letre qe Shekulli i ka derguar dy dite me pare per te dhene pergjigje lidhur me interpretimin skandaloz ne deklaraten e ketij institucioni kater dite me pare. Deklarata permbante gabime deri edhe ne aritmetiken e thjeshte dhe kryente veprime pa logjike nga ana financiare per te justifikuar deklaraten e pasurise se z.Basha. Kjo deklarate shkruan per shtepine e Utrechtit 510 mije gulden nderkohe qe kontrata e blerjes e ka 450 mije gulden.
ILDKP nuk i ka dhene ende pergjigje as pyetjes tjeter shkeljes flagrante te ligjit mbi deklarimin e pasurise ne deklaraten e Bashes per levizjet financiare te 2007-s ku ai ka deklaruar kete shtepi te shitur nderkohe qe kontrata e shitjes daton ne 2008-n. Nese ILDKP nuk ben detyren per te cilen paguhet Shekulli do ti drejtoje ne ditet ne vijim nje leter publike Presidentit te Republikes.