Dako Do ti kthejme shkelqimin e humbur qytetit

Vangjush Dako kandidon per nje mandate te dyte ne krye te bashkise se Durresit duke premtuar se ne vitin 2015 te gjithe do te shohin nje qytet spektakolar. Ai e bazon fushate tek nje sere projektesh interesante dhe tek fakti qe perballe ka nje kandidat sipas tij qe askush nuk mund ti besoje.
Zoti Dako ju kandidoni per bashkine e Durresit perse mendoni se duhet tju votojne ju dhe jo kandidatin tjeter
Ka nje mori arsyesh qe durrsaket te votojne Partine Socialiste dhe kandidatin e saj. Ka nje mori arsyesh qe durrsaket te votojne kunder Sali Berishes dhe politikes te tij. Nuk do te doja te beja nje liste por gara per Bashkine e Durresit si gara ne te gjithe Shqiperine eshte nje beteje e forte mes dy botesh mes botes se vjeter qe vjedh e grabit hedh ne ere permbyt dhe ekzekuton qytetaret e pafajshem dhe endrres per nje Shqiperi evropiane e demokratike.
shte beteja per te ndertuar shpresen per te ndertuar te nesermen per te larguar me vote uzurpatoret e pushtetit qe varferuan qytetaret dhe pasuruan me vjedhje e krim veten e tyre. shte beteja qe kerkon te mos lere me peng te pushtetit qytetarin e thjeshte dhe ta shnderroje qytetarin e thjeshte ne peng te babezise dhe marrezise se ketij pushteti. Ne 8 maj ne trokasim ne deren e cdo familjeje durrsake per ti treguar se cdo te bejme ndryshe dhe me mire sepse cdo durrsak e di se ne kater vjet kemi punuar ndryshe dhe me mire nga kundershtaret tane qe nga Durresi tradicional e deri tek zona e Kenetes.
Cila eshte sipas jush pika me e dobet e kundershtarit tuaj
Nuk eshte nje jane shume. Njeriu nuk eshte vetem ai qe shfaqet ne nje moment te caktuar. Ai eshte dhe e shkuara e tij qe deshmon sesi do te jete ai ne te ardhmen. Une do te pyesja a mund ti besohet kandidatit qe afron PD-ja Po te shohim se cfare ka bere ne te shkuaren pergjigja eshte pa dileme Jo Ai eshte nje genjeshtar. Kujtoni cfare ka thene dje per te mos i besuar per ato qe thote se do te beje neser.
shte po ai qe lustronte me furce statujen prej balte te Saliut ne 1996-en eshte po ai qe e konsideronte Saliun diktator ne 1999-en eshte po ai qe shijoi peshtymen e tij dhe tani i rikthehet Durresit fshehur nen sqetullen e Saliut. shte i njejti individ qe betohej kunder TEC-it ne Porto Romano qe kundershtonte Portin e Peshkimit dhe eshte i njejti qe votoi per to kunder interesit te qytetarit durrsak. Tani ne fushate del dhe thote se eshte kunder ndertimit te TEC-it.
Duke ditur ndjeshmerine e qytetareve ndaj kesaj gjeme qe do tu shkaterronte te nesermen e tyre ai guxoi te kundershtoje kryeministrin qe e ka marre kete vendim per klientet e oborrit te tij. Ferdinandi eshte nje genjeshtar. Mund ti falet injoranca ish-ministrit te pakulturuar te kultures qe nuk di se ku ndodhet varri i themeluesit te Shtetit Shqiptar mund ti falet fyerja qe i beri kujtimit te Plakut te Urte te Vlores dhe gjithe Shqiperise por eshte e pafalshme qe te genjeje dhe te thote se po punon ai dhe gjithe qeveria shqiptare qe te sjellin eshtrat e Ismail Qemalit ne Shqiperi. Si i zoti edhe ciraku. Si Saliu edhe Ferdinandi.
Cili eshte plani juaj per te drejtuar Bashkine kater vitet e ardhshme
Vizioni yne detyra jone endrra jone e madhe drejt te ciles do te mberrijme eshte ti rikthejme shkelqimin e humbur qytetit shnderrimi i tij ne qendren kryesore te turizmit shnderrimi i tij perfundimtar ne nje qytet tipik Mesdhetar. Nje qytet qe eshte i bekuar nga deti dhe dielli nga e shkuara antike dhe nga e ardhmja e sigurt. Ne planet tona qe jane parashikuar qarte ne Programin Kater vjecar te Zhvillimit dhe ne Kontraten e re me Qytetarin Durrsak perfshihet zhvillimi i infrastruktures sipas standarteve evropiane zhvillimi i hapesirave publike afrimi i qendres me periferine duke minimizuar dallimet mes tyre dhe sidomos duke e bere qytetin atraktiv per turizmin jo vetem ne vere por edhe ne dimer.
Ne duam te bashkojme dy elemente Durresi te jete qyteti i turizmit masiv dhe atij elitar ne te njejten kohe. Dhe ne fund te mandatit te dyte ky premtim do te jete nje realitet i prekshem duke respektuar nevojat e banoreve te turisteve vendas dhe te huaj dhe duke respektuar fort elementet mjedisore. Ne 2015 me garancine qe ka dhene nje mandat i pare i suksesshem ne krye te bashkise se Durresit gjithkush do te thote se bashku e kryem
Cili eshte projekti me i rendesishem qe ju i premtoni qytetareve
Jane shume projekte te tille qe do te konkurronin per tu konsideruar si me i rendesishmi ne Durres. Do te permendja megjithate projektin Vija e kalter i cili synon krijimin e struktures moderne te portit turistik si dhe konfirmon integrimin e plote dhe perfundimtar te bashkise se Durresit ne sistemin e transportit nder-rajonal dhe duke favorizuar njekohesisht zhvillimin intensiv te Portit si Porta kryesore ne Korridorin e Tete.
fare u premtoni biznesmeneve
Ne mandatin e pare ne drejtimin e bashkise se Durresit e gjithe veprimtaria e institucionit eshte udhehequr nga parimet themelore te zhvillimit ekonomik duke ekuilibruar rritjen ekonomike te qytetit dhe te mireqenies se qytetarit me cilesine e jetes se komunitetit dhe me respektimin e kerkesave sociale dhe mjedisore. shte parashikuar vijueshmeria e mbeshtetjes per Ndermarrjet e Vogla dhe te Mesme nepermjet masave te asistences teknike qe perfshijne qendra trajnimi lehtesi te ndryshme teknologji informacioni inkubatore biznesi.
Brenda parkut Industrial dhe zones se Shkozetit ne bashkepunim me Universitetin e Durresit do te zhvillohen inkubatoret e biznesit. Bashkia Durres ka fituar te drejten e zbatimit te nismes Smart Cities me Projektin Igovernment . Projekti konsiston ne ndertimin dhe menaxhimin e sistemit te kontabilitetit ne krijimin e nje sistemi te menaxhimit te taksave vendore dhe permiresimin e nje sherbimi nga kendveshtrimi qytetar ne nje One -Stop- Shop te teknologjise se larte cka do te krijonte kanale te reja komunikimi per qytetaret dhe bizneset .
Cila eshte politika juaj per taksat vendore
Do te rrisim bazen e tatim paguesve duke mos rritur nivelin e taksave vendore. Ky eshte nje diskutim i gjere dhe i veshtire per tu permbledhur ne pak fjale. Por do te doja te theksoja se cdo qindarke e mbledhur nga qytetaret do te shpenzohet ne emer te tyre ne emer te nevojave te tyre ne menyre transparente dhe duke kerkuar edhe mendimin e tyre. Si dje edhe sot e neser bashkia e Durresit garanton pikerisht nje gje te tille e cila ben edhe diferencen me kundershtaret tane si ne nivel qendror ashtu dhe ne nivel administrativ.
A mendoni se pushteti lokal i ka mjetet e duhura per te realizuar keto premtime
Siguria jone per te nesermen bazohet ne dy elemente kryesore nga baza e mire qe eshte hedhur ne kete kater vjecar te drejtimit te bashkise dhe nga ekzistenca e nje numri mjaft te madh projektesh te cilet do te realizohen ne kete mandat te dyte. Shume nga to kane nisur shume te tjere jane gati dhe presin vetem te startojne. Ne dispozicion te qytetareve eshte nje staf i shkelqyer teknicienesh dijet e te cileve dhe perkushtimi qe kane demonstruar ne kater vjet jane nje garanci serioze per te nesermen.
Cilat jane planet tuaja per zhvillimin e turizmit
Ne punen tone kater vjecare dhe projektet per te nesermen turizmi shihet i lidhur ngushte me ruajtjen e mjedisit zhvillimin ekonomik sherbimet tregtine transportin. Eshte pasur parasysh ruajtja e vijes bregdetare prej 6 kilometrash ne varesi te bashkise se Durresit nga ndertimet dhe nderhyrjet pa kriter shumica dermuese e te cilave trasheguar nga e shkuara. Zemra e qytetit Sheshi Liria eshte pjese e ketij transformimi eshte ne ndertim pavaresisht pengesave barbare qe i ka bere pushteti qendror nje galeri e arteve te bukura dhe antikitetit qe e shnderron gjithe ansamblin arkektonik ne nje vitrine te Durresit nga pikepamja utilitare dhe estetike. Durresi ka hyre tashme ne destinacionet turistike te Evropes me promovimin e Turizmit ne Panairet me te rendesishem
Si do ta permiresoni infrastrukturen rrugore ne sherbim te turizmit
Pervecse do te permiresohet infrastruktura turistike me permiresimin e sinjalistikes turistike pikave te informacionit ne qytet dhe kullave te rojeve bregdetare pergjate gjithe vijes bregdetare eshte parashikuar zhvillimi i elementeve infrastrukturore ne sherbim te Planeve te Zhvillimit te qytetit si destinacion turistik. Gjithashtu do te vazhdohet me zbatimin e fazes te dyte dhe te trete te projektit te Sheshit Liria projekti Vija e Kalter e keshtu me radhe.