E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i LSI per Kasharin iken tek PS

TIRAN - Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim per komunen Kashar Alfred Bakalli i eshte bashkuar Partise Socialiste se bashku me strukturat dhe anetaresine qe ai kishte nen drejtim. Ne nje mbledhje te Asamblese Socialiste te komunes Kashar ish-zyrtari i LSI-se ka shprehur pakenaqesite per menyren se si po drejtohej ajo parti dhe pozicionin qe kjo e fundit mori duke u bashkuar me Partine Demokratike.

Ne fjalen e mbajtur perpara socialisteve Bakalli falenderoi per mbeshtetjen dhe deputetet Artan Gaci dhe Blendi Klosi kandidatin e Partise Socialiste per Komunen Kashar Jakup Sulaj kryetarin e Asamblese Socialiste se Komunes Kashar Kadri Lika si dhe te gjithe anetaret e Asamblese Socialiste te komunes Kashar.

Ish-kreu i LSI per komunen Kashar tha se ndihej mire ne gjirin e tyre qe eshte edhe familja e madhe Partia Socialiste. Duke shpjeguar arsyet pse mori vendimet e tij ai theksoi se ka pare levizjet e pakuptimta te LSI dhe kalimin e kesaj force politike ne krahun e djathte te Sali Berishes.

Une nuk mund te pajtohesha me me kete pozicionim 100 djathtas qe kjo parti mori. Nga dita ne dite krijova bindjen e plote qe duhet te rishikoj pozicionin tim duke pare edhe levizjet e shokeve te mi Zabit Brokaj Pellumb Xhufi Ndre Legisi Fatos Klosi Dritan Prifti Pjerin Ndreu. Nuk mund te behem pale e nje qeverie te korruptuar dhe me paterica.

Me mesazhin Kurre me ska per te ndodhur kam menduar dhe ideuar rikthimin tim bashke me anetaresine dhe strukturat e LSI ne gjirin e Partise Socialiste- deklaroi Bakalli.

Perpara te pranishmeve anetari me i ri socialist ne Kashar shpjegoi se rikthej ne kete parti si nje intelektual me bagazhin pervojen formim dhe eksperiencen jo te vogel ne kete drejtim dhe kerkoi besimin dhe hapesirat e duhura per te dhene kontributin e tij maksimal ne fitoren e kandidatit te Partise Socialiste Jakup Sulaj.

Ai kujtoi se eshte nje person qe ka kontributet e tij dhe perkrahesit e tij ne kete komune. Ne vitin 2008 une sigurova nje perkrahje te gjere fale edhe perkrahjes tuaj te pakursyer ku u radhita ne vendin e dyte. Kjo per faktin se nuk arritem te kishim nje konsensus mes kandidaturave te majta dhe si rrjedhoje fitoi kandidati i djathte kryetari ne detyre deri ne 8 maj. Shoke dhe miq un kam nje borxh ndaj jush dhe mendoj se ka ardhur dita per ta shlyer - solli ne vemendje ish-kandidati i LSI per Komunen Kashar.

Per te asnjehere nuk eshte vone per te bere nje levizje apo nje pune te mire ne te cilen beson dhe aderon. Ai shprehu besimin e palekundur ne mirekuptimin dhe mirebesimin qe do te kene ndaj levizjes dhe kontributeve te tij.

Alfred Bakalli ishte kandidat i Levizjes Socialiste per Integrim ne vitin 2007 nga ku mori 1600 vota ne nje gare midis kater kandidatesh. Ne zgjedhjet e fundit vendore ishte Partia Demokratike ajo qe fitoi zgjedhjet me 40.69 te votave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›