Bardhi-Stafuka perballja per Fushe Krujen

Gjon Bardhi dhe Bilal Stafuka kandidojne per here te pare per bashkine e Fushe Krujes duke perfaqesuar respektivisht PS dhe PD. Kryetari aktual Ismet Mavriqi nuk eshte kandiduar serish duke i hapur rruge dy kandidateve te rinj. Ne kete interviste per Shekullin Stafuka dhe Bardhi shpjegojne projektet e tyre per zhvillimin e qytetit te Fushe Krujes.
Ju kandidoni per si kandidat per kryetar Bashkie pse mendoni se do te vonoheni ju dhe jo rivali i juaj
Gjon Bardhi PS Jane nje sere arsyesh qe me kane bere per te kandiduar. Por me kryesorja eshte lenia ne meshire te fatit te qytetit tim i cili sa here bie shi permbytet rritja e shkalles se varferise nje qytet i cili akoma edhe sot nuk ka nje plan rregullues. Kam kandiduar edhe si deputet i listes dhe jane keta qytetare te cilet me kane mbeshtetur dhe kane votuar masivisht per te majten.
Bilal Stafuka PD Mora kete pergjegjesi qytetare pasi jam lindur dhe rritur ne kete komunitet dhe prej 17 vitesh me profesionin e mjekut kam sherbyer jam njohur me hallet dhe problemet qe kane shqetesuar dhe ka pasur ky komunitet. Duke u ndodhur ne kete situate e ndjej veten te detyruar si intelektual qe te behem pjesa kryesore e zgjidhjes se halleve dhe problemeve qe ka Bashkia e Fushe Krujes. Jam i vetedijshem per te gjitha pergjegjesite qe une do te marr.
Cili eshte plani i juaj per te drejtuar Bashkine ne 4 vitet e ardhshme
Gjon Bardhi PS Se pari do te eliminoj praktikat e ndeshura deri tani qe kane qene jo efektive. Une do te radhis vetem pak pasi po te flas per to do duheshin dite te tera. Duke nisur nga nje qeverisje jo funksionale e cila eshte vene ne sherbim te nje pakice njerezish qe e mbajne penga Bashkine. Duke mos qene ne sherbim te qytetareve une do ta kthej ne sherbim te tyre. Po keshtu eshte mungesat e transparences. Mbledhja e taksave jo sipas ligjit por me shume sipas perkatesive politike duke abuzuar me ta. Mungesa e stafit profesional dhe fryrja e administrates me militante dhe jo specialiste. Po keshtu ndotja e ambientit eshte nje tjeter fenomen e cila shqeteson banoret aq sa nuk mundet te hapin dritaret e banesave nga pluhurat zhurmat smogu e shqetesime te tjera. Bllokimi i rruges nga mjetet eshte nje tjeter problem qe haset ne Fushe Kruje.
Bilal Stafuka PD Une do te perfundoj te gjitha ato projekte qe ka nisur paraardhesi im por njekohesisht kemi planifikuar edhe te tjera projekte te reja per te cilat ka nevoje komuniteti. Do bej nje rikonstruksion te administrates per ta bere ate sa me efecient duke kerkuar qe cdo funksionar qe secila zyre te kryeje detyrat qe i takojne sipas ligjit. Nuk do te jem nje kryetar Bashkie i cili do drejtoje nga zyra por duke qene vazhdimisht prane komunitetit duke i ndjekur hap pas hapi detyrat dhe problemet qe kerkojne zgjidhje. Nen drejtimin tim Keshilli Bashkiak do te kthehet ne nje miniparlament ku do te zieje debati konstruktiv. Te gjitha vendimet e rendesishme te Keshillit Bashkiak do merren pas konsultimeve te gjera me publikun.
Cilat jane projektet me te rendesishme qe i afroni ju qytetareve
Gjon Bardhi PS Se pari nje qeverisje efecient nje transparence te plote ne vendimmarrje per projektet qe do financohen nga bashkia apo qeveria. Nje bashkeqeverisje me qytetaret dhe per qytetaret duke marre mendimin e tyre. Nje perkushtim maksimal dhe nje administrate jo militantesh por nje administrate profesionale e afte per te qene ne sherbim te qytetareve. Mandati i kryebashkiakut per mua nuk eshte privilegj por nje vendosje ne sherbim te plote ndaj komunitetit. Krahas kesaj une ju premtoj Ndertimin e nje infrastrukture bashkekohore furnizimin me uje te pijshem eliminimin e ndotjes se ambientit nderhyrje emergjente per rehabilitimin e lumit Zeze. Krijimin e ambienteve te gjelberuara ne qytet dhe mjediseve clodhese per qytetaret. do fshat do te lidhet me rruge te asfaltuar me qytetin.
Bilal Stafuka PD Gjate mandatit tim Fushe Kruja do te kete nje infrastrukture te permiresuar rrenjesisht. Po ashtu edhe rrjetet e kanalizimeve te ujerave te zeza qe kerkojne nderhyrje emergjente. Do te perfundojne punimeve e unazes qe qytetit mjaft e rendesishme per te stabilizuar qarkullimin rrugor dhe per ti dhene Fushe Krujes nje fytyre sa me europiane. Perparesi do te kete rehabilitimi i lumit Zeze dhe sistemimi i tij me nje projekt bashkekohor i cili do te mundesoje qe permbytjet te jene vec nje kujtim i se shkuares. Do te perfundoj asfaltimin e te gjitha rrugeve te brendshme te lagjeve qytetase si dhe do te gjelberohen hapesirat mes pallateve me lulishte dhe parqe.
Ku eshte mbeshtetur fushata juaj dhe si do te menaxhoni ceshtjen e ndotjes mjedisore qe eshte problematike ne Fushe-Kruje
Gjon Bardhi PS Do te nderhyj duke rikonstruktuar lumin Zeze duke e pastruar dhe thelluara ate duke hapur kanalet kulluese dhe mos lejimin e ndertimeve mbi kolektore qe ne shume raste kane sjelle edhe keto pasoja. Pasi Fushe - Kruja eshte permbytur nga njeri dhe jo nga fatkeqesia natyrore. Se bashku me specialistet te cilet une kam keshilltare ne kete fushate kemi bere studimin per rehabilitimin e lumit dhe investimet ne dy ane te tij. Kjo e zgjidh nje here e mire kete problem.
Bilal Stafuka PD Te gjitha keto mbeshteten nga programi i Partise Demokratike per zhvillimit urban dhe rural. Duke qene se Partia Demokratike eshte ne drejtim ju garantoj qe te gjitha problemet qe shqetesojne komunitetin do kthehen ne projekte dhe do gjejne zbatim pasi kam te garantuar mbeshtetjen e qeverise. Fushata jone mbeshtetet ne projekte konkrete qe shihen nga kushdo.
fare mund te beni ju me mire se kundershtari juaj
Gjon Bardhi PS E vleresoj si njeri dhe profesionin e mjekut por aftesite menaxhuese dhe drejtuese te miat jane me larte kjo pare edhe nga eksperienca ime ne vite.
Bilal Stafuka PD Besoj se jam nje menaxher me i mire se kundershtari im politik ne kete rast profesioni im si mjek me ka bere qe te jem edhe me human dhe ti ofroj me shume dhe me mire se kushdo komunitetit. Marrja e mandatit te kryebashkiakut do te bej qe akoma me shume te jem prane banoreve dhe te vazhdoj te kontribuoj per tu sherbyer atyre edhe me mire.
Cili eshte mesazhi juaj per votuesit
Gjon Bardhi PS Te marrin pjese ne votime pasi kjo eshte me e rendesishme per keto zgjedhje. Te votojne me pergjegjesi dhe ndergjegje te paster. Sot me teper se kurre ka vlere vota juaj per te ndryshuar Fushe Krujen. Dua tju garantoj se vota e tyre nuk do te tjetersohet nga askush.
Bilal Stafuka PD Une do i bej thirrje bashkeqytetareve te mi pa dallime partiake qe te marrin pjese qetesisht dhe masivisht ne votime. Vota e tyre eshte nje vote per ta dhe familjet e tyre per nje Fushe-Kruje europiane per nje qytet me te ardhme te garantuar per sa i perket zhvillimit.