E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puç në Papua Nuova Guinea

Ushtarët kryengritës në Papua Nuova Guinea kanë rrëzuar nga pushtetit shefin e deritanishëm të ushtrisë së vendit. Grusht-shteti ka ndodhur pa gjakderdhje dhe pa dhunë.

Lajmi për grushtet-shtet në Papua Nuova Guinea të premten është edhe nga Ministria e Jashtme e Australisë. Sipas mediave australiane, disa oficerë dhe ushtarë kanë sulmuar selinë e forcave të armatosura të vendit, në kryeqytetin Port Moresby, ndërkohë që shefin e deritanishëm të ushtrisë e kanë futur në arrest shtëpiak.

Ushtarët, të cilët po udhëhiqeshin nga koloneli i pensionuar Yuara Sasa, thuhet se janë ithtarë të ish-kryeministrit të rrëzuar nga pushteti, Michael Somare.

Në Papua Nuova Guinea ka disa muaj që po zhvillohet një luftë e ashpër për pushtet ndërmjet ish-kryeministrit Somare dhe kryeministrit aktual, Peter O'Neill.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›