E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak-Turqi, përpjekje për ulje tensionesh

Një zyrtar i lartë irakian, nga radhët e komunitetit shiit, ka udhëtuar drejt Ankarasë për bisedime me krerët e Turqisë.

Amar al-Hakim, drejtues i Këshillit të Lartë Islamik të Irakut, do të takohet me Ministrin e Jashtëm turk, me Kryeministrin dhe Presidentin, për të diskutuar marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve.

Tensionet pasojnë krizën në Irak, e cila është intensifikuar që kur qeveria shiite e kryeministrit Nuri al-Maliki ka lëshuar urdhër-arrest kundër një politikani sunit, të cilin e ngarkon me akuza për terrorizëm. Sunitët e kanë akuzuar Malikin se po bën përpjekje të rrëmbejë më shumë pushtet.

Ndërkohë, nga frika e shpërthimit të dhunës sektare në Irakun fqinj, Qeveria e Turqisë, ka bërë një kritike jo të zhurmshmshme ndaj Malikit, i cili në këmbim ka akuzuar Ankaranë për ndërhyrje në punët e Irakut.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›