E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, rrëzohet aeroplani luftarak, vdesin dy pilotët

Një aeroplan luftarak iranian F-14 , i prodhimit amerikan, është rrëzuar në provincën Bushehër, në jug të Iranit. Agjencia iraniane e lajmeve, Fars, raportoi se zyrtarë iranianë kanë thënë se piloti dhe ndihmësi i tij kishin vdekur. Dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë një gabim teknik

Irani në flotën e tij ajrore ka disa aeroplanë luftarakë amerikanë, të cilët i ka blerë nga Shtetet e Bashkuara, para revolucionit të vitit 1979.

Raportohet se sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit, për shkak të programnit atomik, e kanë vështirësuar aftësinë e Iranit për mirëmjajtjen e flotës ajrore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›