E Shtunë, 31 Tetor 2026

S'dinë gjë për Auschwitz'in

Çdo i pesti i ri gjerman nuk e di se Auschwitz’i ishte një kamp nazist i vdekjes, treguan rezultatet e një ankete të publikuar pak para shënimit të Ditës Botërore të Kujtimit për viktimat e Holokaustit.

Edhe pse 90 përqind e të anketuarve e dinë se Auschwitzi ishte një kamp i përqendrimit, anketa e realizuar nga revista gjermane ‘Stern’ tregon se termi Auschwitz nuk ka kurrfarë domethënie për 21 përqind të gjermanëve me moshë mes 18 dhe 29-vjeç.

Gati një e treta e 1,002 pjesëmarrësve, në anketën e realizuar të enjten dhe të premten e kaluar, nuk e dinë fare se Auschwitz ndodhet në Poloninë e sotme.

Ndryshe, anketa u realizua pak para shënimit të përvjetorit të çlirimit të Auschwitz’it, më 27 janar 1945. Kjo datë që nga vitit 1996 në Gjermani shënohet si Ditë Kombëtare për Kujtimin e Viktimave të Holokaustit.

Sipas një raporti të Komisionit të Ekspertëve të Bundestagut, që u publikua gjatë kësaj jave, çdo i pesti i gjerman në mënyrë latente kultivon ndjenja anti-semite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›