E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë/ Qyteti një javë pa ujë

Prej një jave, qyteti i Pukës është pa ujë të pijshëm. Shkak i kësaj gjendje është bërë amortizimi i rrjetit të ujësjellësit. Aktualisht banorët e Pukës ndodhen në një situatë pa zgjidhje, pasi për të sjellë ujin duhet një investim ambicioz. Sipas banorëve, ata rrinë zgjuar gjithë natën për të pritur ato pesë minuta ujë për të mbushur enët e shtëpisë. Situata e mungesës së ujit në Pukë është një shqetësim i paralajmëruar, pasi banorët e Pukës nga viti në vit ankohen për mungesë të theksuar të ujit të pijshëm. Tani gjendja e rrjetit të ujësjellësit është amortizuar aq shumë sa nuk mund të dërgojë më ujë në shtëpitë e qytetarëve të Pukës. Kryetari i Bashkisë Pukë, Rustem Struga, lidhur me këtë situatë tha se "është një gjendje tepër problematike, pasi kur nuk ke ujin në shtëpi, nuk ke asgjë. Shqetësimi i banorëve është tepër i drejtë, është e pafalshme që të mos ketë ujë se është amortizuar rrjeti. Faji për këtë situatë është mosdhënia e fondeve nga pushteti qendror, pasi ne si bashki kemi bërë projektin, i cili ka shumën rreth 1.3 miliardë lekë dhe ishte qesharake që qeveria për ujësjellësin dha vetëm 50 mijë lekë.

Ar. Ho.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›