E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, arrestohet autori i vrasjes në Tuç

Arrestohet autori i vrasjes së ndodhur mbrëmë në fshatin Tuç, në Pukë.

Shërbimet policore të Drejtorisë së Policisë Qarku Shkodër dhe Komisariatit të Policisë kanë vënë në pranga shtetasin Nikolin Markun, 38 vjeç. Ai u ndalua në një zonë malore të fshatit.

Ai dyshohet se ka vrarë Pavlin Frrokun, 30 vjeç banues në fshatin Tuç.
Policia thotë se ka sekuestruar armën e krimit dhe se vrasja ndodhi për motive të dobëta.

Nga ana e tyre po kryen te gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të 38 vjecarit do i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqesore Pukë për veprat penale të "Vrasje me dashje" dhe "Mbajtje pa leje te armeve te zjarrit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›