Pukë, asgjesohet parcela e 13-të me kanabis brenda vitit, 300 rrënjë
Pukë- Vijon lufta kundër narkotikëve. Policia e Pukës ka asgjësuar një parcelë të mbjellë me kanabis në Pukë në afërsi të fshatit Bicaj.
Sasia e bimëve të sekuestruara është rreth 300 rrënjë, të cilat ishin mbjellë në një zonë të thellë.
Sipas burimeve zyrtare, kjo është parcela e 13-të e sekuestruar këtë vit në rrethin e Pukës, ndërkohë që operacionet sipas policisë do të shtrihen edhe në zona të tjera.
Ndërsa policia ende nuk ka dhënë asnjë të detaj në lidhje me personat që kultivonin bimën narkotike të asgjësuar ditën e sotme.