Kakavijë, fluks emigrantësh që hyjnë në Shqipëri, rradhë gjatë natës
Gjirokastër- Rradhë të gjata janë krijuar gjatë natës së mbrëmshme në pikën kufitare të Kakavijës nga ana greke pasi punonte vetëm me një sportel.
Ndërsa vetëm gjatë paradites së të dielës pala greke shtoi numrin e tyre duke vijuar punën me tre sportele.
Teksa vihet re edhe një rritje e fluksit të emigrantëve të ardhur nga Greqia për në Shqipëri gjatë 12 orët të fundit.
Ditën e djeshme gjithashtu ka patur vonesa edhe rradhë të gjata në këtë pikë kufitare ku u bllokua për rreth 5 orë orë qarkullimi normal i mjeteve dhe udhëtarëve. Sipas të dhënave mësohet se shkak u bë një defekt në sistemin kompjuterik në anën greke të pikës kufitare.
Gjatë kësaj vere, numri i emigrantëve të rikthyer në Shqipëri ka qenë më i ulët se në vitet e tjera deri tani, për shkak të problemit të emërtimeve të vendlindjeve greke të fëmijëve shqiptarë, por ditën e shtunë u njoftua se Athina ka vendosur të pranojë emërtimet aktuale në pasaporta deri më 5 shtator.