Pukë, banorët në protestë për gjendjen e rrugës
PUKë- Kanë pritur deri tani reagimin e institucioneve përkatëse për të ndryshuar gjendjen e rrugës Fushë Arrëz- Rreps, vecanërisht pas aksidentit të 17 korrikut, që i mori jetën 15 personave. Ndërsa kanë parë që situata nuk po ndryshon, dhjetëra banorë të Gjegjanit në Pukë janë ngritur në protestë.
Për 45 minuta ata kanë bllokuar aksin Fushë Arrëz-Rrëshen, ndërsa prania e forcave të shumta të policisë ka shkaktuar momente debati mes tyre. Banorët pretendojnë se mungesa e sinjalistikës, mos asfaltimi i rrugës është shkaku kryesor i aksidenteve në këtë aks rrugor.
Policia shoqëroi 3 prej protestuesve, Artur Ndreu, Bardhok Ndreu dhe Pjetër Lleshi, me argumentin se organizimi i protestës ishte i paligjshëm. Ndërsa banorët paralajmëruan se do ta cojnë deri në fund qëndrimin e tyre, me qëllim përmirësimin e kushteve të rrugës dhe shmangien e aksidenteve, numri i të cilëve shtohet vecanërisht gjatë sezonit të dimrit, për shkak të reshjeve dhe ngricave.
(m.a/News24/BalkanWeb)