Pukë, vritet me armë një 30-vjecar të paqarta shkaqet
PUKë- Mbrëmjen e sotme rreth orë 22:30 një 30-vjecar nga Puka është qëlluar për vdekje me armë. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në zonën e Tucit, aty ku edhe është gjetur trupi i pajetë i viktimës Paulin Frroku.
Forca të shumta policie janë mbledhur në vendngjarje, por ende nuk dihet autori i kësaj vrasje. Policia po heton për të zbardhur shkaqet, si dhe për identifikimin e autorit të krimit. Kërkimet në zonë bëhen më të vështira edhe për shkak të zonës së thellë malore, në të cilën ka ndodhur ngjarja.
(m.a/BalkanWeb)