Studimi, mbyllen 15% e dyqaneve në rajonin e Athinës
ATHINë- Rreth 15 për qind e dyqaneve të rajonit të Athinës janë mbyllur muajt e fundit për shkak të krizës që po kalon vendi, thuhet sot në një studim të Konfederatës Kombëtare Greke të Tregtisë, ESEE. Në rrugët kryesore të qendrës së kryeqytetit, mbyllja e dyqaneve arrin 17,2 për qind, mësohet nga studimi i kryer në fund të korrikut lidhur me 3 421 dyqane.
Kjo situatë, që shpjegohet me rënien e fuqisë blerëse të banorëve dhe borxhet e tregtarëve, është mjaft e rëndë për bulevardet e mëdha të qendrës Stadiu dhe Panespistimiu me përqindje mbylljeje prej 25 për qind dhe 20 për qind, theksohet në studim. Mbyllja arrin në 11 për qind në rrugët kryesore të portit të Pireut, në jug të Athinës, me 11,8 për qind në Kolonaki, lagjja shik e Athinës dhe në 17 për qind në periferitë Marusi, Kifisia, Kallithea, Halandri dhe Nea Ionia.
ESSE përmend një studim të mëparshëm që jep shifrën 100 000 për vendet e punës të humbura në dyqane për shkak të krizës që po kalon Greqia. Ky studim thekson gjithashtu pasojat e dëmshme në jetën e lagjeve. "Kjo situatë dhe mbylljet e tjera në të ardhmen krijojnë transformime të mëdha dhe ndryshojnë ekuilibrat në tregtinë e pakicës", theksoi presidenti i ESSE-s, Vasilis Korkidis në një komunikatë. Sindikata profesionale do të kërkojë një mbledhje me ekspertët e komitetit të mbikëqyrjes së ekonomisë greke i formuar nga Komisioni Evropian, Banka qendrore evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, për përshtatjen e reformave strukturore të parashikuara, shtoi Korkidis.
Greqia, e goditur nga një krizë e paprecedentë financiare është vënë nën mbikëqyrjen e BE-së dhe FMN-së për zvogëlimin e borxhit të saj shumë të madh që arriti 300 miliardë në fund të vitit 2009. Grupi i ekspertëve njoftoi javën e kaluar se tkurrja e ekonomisë greke do të arrijë 4 për qind në vitin 2010 dhe 2,5 për qind në vitin 2011, siç është parashikuar, ndërkohë që inflacioni pritet të arrijë në 4,7 për qind në fund të vitit.
(m.a/ata/BalkanWeb)