Pukë, grabitet arka e ndihmës ekonomike në një komunë
Nuk dihen ende se sa janë paratë e grabitura. Paratë do të shkonin me rastin e Vitit të Ri për familjet e varfra, por tashmë paratë e tyre janë grabitur. Kryetari i komunës i ka bërë apel qeverisë që të nxjerrë një tjetër fond, në mënyrë që familjet që marrin ndihmë ekonomike, të mos mbeten pa festuar. Ndërkohë, policia ka arrestuar rojen e komunës, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur autorët e ngjarjes.