Berat, kambisti masakrohet më pas grabitet
BERAT-Në Berat një kambist është gjetur sot në mëngjes i masakruar dhe i mbyllur në bagazhin e makinës së tij. Policia thotë se viktima Besim Guri 49 vjec, i cili punonte si kambist kishte dalë nga banesa e tij në mëngjes herët me një shumë parash dhe do të nisej drejt Tiranës. Pranë garazhit ai është pritur nga disa persona ende të panjohur të cilët pasi e kanë keqtrajtuar dhe goditur e kanë mbyllur në bagazhin e makinës së tij.Ngjarja ka ndodhur afër stadiumit Tomori, në zonën e quajtur Pjeshkore, ku 40 vjecari kishte dhe banesën e tij.Kur tregtarët kanë nisur punën kanë dëgjuar britmat e kambistit që vinin nga bagazhi i makinës. Menjëherë 40 vjecari është dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur, ndërsa policia ka nisur hetimin e ngjarjes.Nuk dihet ende sa është shuma që grabitësit i kanë rrëmbyer kambistit. Vetë i keqtrajtuari nuk ka pranuar ende të flasë në lidhje me këtë ngjarje.(d.b/BalkanWeb)