Futboll, Kuzhe publike listën e kombëtares për në Turqi
TIRANë- Trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe, bëri të ditur listën e 20 lojtarëve që do të grumbullojë për turneun në Turqi, i programuar për të filluar më 4 janar 2010. Lista është e përbërë kryesisht me lojtarë që luajnë në kampionatin shqiptar, në Kategorinë Superiore, me përjashtim të sulmuesit të talentuar 17-vjeçar Vasil Shkurtaj, i cili luan me ekipet e moshave të Olimpiakosit në Greqi. Gjithashtu jashtë luan edhe mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit, Emiljano Vila. Për herë të parë marrin një ftesë për një grumbullim stërvitor me Kombëtaren, Sulejman Hoxha i Apolonisë, Olsi Gocaj i Kastriotit, Ditmar Bici i Tiranës, Klodian Semina i Gramozit, Sokol Cikalleshi i Besës dhe Bekim Bala i Vllaznisë. Lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri kroat i Kombëtares, Josip Kuzhe 1. Shpëtim Moçka (Flamurtari) 2. Sulejman Hoxha (Apolonia) 3. Andi Lila (Tirana) 4. Maringlen Shoshi (Apolonia) 5. Franc Veliu (Flamurtari) 6. Arjan Pisha (Dinamo) 7. Olsi Gocaj (Kastrioti) 8. Ditmar Bici (Tirana) 9. Klodian Samina (Gramozi) 10. Gentian Muça (Dinamo) 11. Emilian Veliaj (Laçi) 12. Sabien Lilaj (Tirana) 13. Jetmir Sefa (Tirana) 14. Emilian Vila (Lokomotiva Zagreb) 15. Gjergji Muzaka (Tirana) 16. Elis Bakaj (Dinamo) 17. Vasil Shkurtaj (Olimpiakos) 18. Odise Roshi (Flamurtari) 19. Sokol Cikalleshi (Besa) 20. Bekim Bala (Vllaznia) Trajner: Josip Kuzhe (d.b/BalkanWeb)