Pukë, kapet autori i grabitjes me maskë
Njëri prej autorëve të grabitjes që ka ndodhë në datë 24 në fshatin Lumzi të Pukës, është kapur në Gjirokastër nga policia kufitare, në tentativën për të kaluar kufirin. Astrit Frroku 31 vjeç, është njëri prej autorëve të identifikuar që natën e grabitjes nga anëtarët e shtëpisë.
NgjarjaTre vetë të armatosur me maska kanë hyrë në dy banesa në fshatin Lumzi të Pukës në familjet e Zef Frrokut dhe të Pal Lulit. Ata kanë grabitur 600 euro dhe 2 celularë pasi janë përleshur me familjarët dhe i kanë goditur me mjete të forta. Nga kjo ngjarje kanë ngelur të plagosur 5 vetë të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Pukës dhe Zef Frroku ka qenë më rëndë nga të gjithë.
Policia është në kërkim edhe të dy autorëve të tjerë të kësaj ngjarje, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë për shkak hetimi.