Pukë, shkoi të vriste me automatik bashkëfshatarin, arrestohet në flagrancë
PUKË- Policia e Pukës ka parandaluar një tragjedi të mundshme në këtë qytet gjatë orëve të mbrëmjes së sotme, pasi ka mundur të parandalojë një vrasje në fshatin Dom, Komunën Gjegjan.
Nga hetimet paraprake mësohet se policia ka mundur të ndalojë shtetasin Pjetër Ndreu, i cili ishte drejtuar drejt banesës së bashkëfshatarit të tij Preng Laloshit me qëllim për ta ekzekutuar me automatik.
Informacionet e marra në rrugë informale si dhe denoncimi nga ana e bashkëshortes së Preng Laloshit ka bërë që policia të parandalojë krimin, duke arrestuar në flagrancë agresorin në oborrin e familjes Laloshi.
Shkak i konfliktit mes Ndreut dhe laloshit mësohet të ketë qënë një konflikt i vjetër mes tyre, i cili ka përfunduar në grushte paraditen e sotme.
Policia ka arrestuar Ndreun, ndërkohë që ka shoqëruar në komisariat edhe bashkëfshatarin tjetër Preng Laloshi, me qëllim sqarimin e ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)