Pukë, tentoi të vrasë një shtetas, arrestohet i riu

Në pranga ra shtetasi Nikoll Brahimaj, 20-vjeç, banues në fshatin “Aprripe”, Komuna Fierzë të rrethit Pukë.
Arrestimi i tij u bë, pasi pasditen e shkuar në fshatin Aprripe, ky shtetas ka kanosur me armë zjarri pistoletë, për motive të dobëta shtetasin A. Sh., 18 vjeç, banues po në këtë fshat.
Arrestimi i autorit të ngjarjes, u arrit falë negociatave të bëra nga strukturat e parandalimit të krimeve, me këtë shtetas, duke e bindur atë të vetëdorëzohej së bashku me armën e zjarrit tip pistoletë TT, si dhe një krehër me 7 fishekë.
U kryen veprimet e duhura procedurale dhe materialet në ngarkim të të arrestuarit, iu kaluan, për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale të “Kanosjes” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armeve luftarake”. /Start/
2012-08-09 10:46