Kukës, zjarret shkrumbojnë mbi 150 mijë ha pyje

Zjarret kanë rënë në lartësi të mëdha, çka shuarja e tyre me mjete tokësore bëhet e pamundur.
"Sot në masivet pyjore të rretheve të Kukësit, Hasit dhe Tropojës janë aktive 8 vatra zjarri shuarja e të cilave është mjaft e vështirë për shkak të terrenit mjaft të thyer, por edhe për faktin se ato janë në një lartësi të madhe të gjitha në mbi 1500 metra mbi nivelin e detit", tha përgjegjësi i zyrës së emergjencave civile në prefekturën e Kukësit, Azem Tema.
Sipas tij, ka vatra zjarri në zonën pyjore të Leprojt dhe Keçëlit të komunës Malzi, në zonën e Gjegjanit të komunës Tërthore, ndërsa në komunën e Arrnit zjarri është i pranishëm në masivet pyjore të zonës së Qafë Komit 1 dhe Qafë Komit 2. Vatra zjarri janë shfaqur edhe në rrethin e Hasit zonën pyjore të fshatit Letaj të komunës Golaj. Po ashtu në rrethin e Tropojës vatrat e zjarrit vazhdojnë të zgjerohen në pyjet e zonës së Shoshan-Begajt të komunës Tropojë e Vjetër.
Zjarri ka përfshirë edhe malin e Gjallicës, i cili është tejet i thepisur, çka nuk lejon ndërhyrjet për të vënë nën kontroll flakët. Ky mal është me mbi 2000 metra lartësi. Vatrat e zjarrit që në masivet puyjore të qarkut të Kukësit janë të pranishme pa ndërprerje prej më shumë se dy javësh deri tani mendohet se kanë djegur një sipërfaqe prej mbi 150 ha. /Start/
2012-08-09 10:22