Librazhd, makina përplas 8 vjecaren, rëndë në spital
Një e mitur e moshës 8- vjecare ka mbetur e plagosur rëndë në një aksident automobilistik në Librazhd. Ngjarja është shënuar mesditën e sotme kur një makinë me targa greke ka aksidentuar 8-vjecaren me inicialet M.L.
LIBRAZHD- Një e mitur e moshës 8- vjecare ka mbetur e plagosur rëndë në një aksident automobilistik në qytetin e Librazhdit, në vendin e quajtur kryqëzimi i tregtisë.
Ngjarja është shënuar mesditën e sotme kur një makinë me targa greke ka aksidentuar 8-vjecaren me inicialet M.L, teksa ajo ka qënë duke kaluar në krahun tjetër të rrugës.
E mitura është dërguar fillimisht në spitalin rajonal të qytetit, por për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet, është trasportuar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës.
Policia ka mundur të shoqërojë në komisariat dhe drejtuesin e mjetit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për momentin, ndërsa po hetohet për shkaqet e aksidentit.
(e.n/BalkanWeb)