E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, vdes aksidentalisht në punë elektriçisti

Një elektriçist nga Puka gjeti vdekjen të hënën, teksa ishte duke punuar në një kabinë elektrike të tensionit të lartë në fshatin Luf të këtij rrethi. Pjeter Ndoku, 50 vjeç, lindur e banues në fashtin Luf të rrethit të Pukës, me detyrë punonjës i OSSH- së, gjeti vdekjen nga rryma elektrike rreth orës 12.00". Nga hetimet e grupit të ekspertëve që shkuan në vendgjarje rezulton se në momentin e aksidentit fatal, 50 vjeçari ishte duke rregulluar një defekt në linjen elektrike të tensionit të lartë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›