Trafiku i organeve, përfaqësues të KE-së hetim në Gurrë të Matit

Skandali i klinikës së transplatit të organeve gjatë luftës së Kosovës dërgon në fshatin Gurrë të Matit përfaqësuesuesit e Këshillit të Europës. Pas takimeve që kanë kryer ditët e fundit me drejtues të organeve të drejtësisë shqiptare përfaqësuesit e KE-së, kanë mbërritur ditën e sotme në fshatin Gurrë. Sipas të dhënave të para mësohet se makina e juristëve të Këshillit ka ndaluar përpara portës së familjes ku dyshohet se shërbente si klinkë për kryerjen e transplanteve të organeve nga UÇK, por ata kanë hasur në kundërshtimin e familjarëve. Sipas të zotit të shtëpisë përfaqësueit e KE-së nuk kanë rekomandim për të ushtruar kontrolle në banesë dhe kjo ka krijuar pengesë për hetuesit e KE.