E Diel, 1 Nëntor 2026

Pukë, vdes rrugës për në spital një 85- vjeçar

PUKE- Një 85- vjeçar nuk ka mundur të qëndrojë në jetë pavarësisht ndërhyrjes së helikopterëve.

Zyber Furriku, nga fshati i thellë Meçe i komunës Rrape në Pukë ka ndërruar jetë, ndërsa po transportohej nga një helikopter për në spital.

Helikopterët kishin marrë vendimin për të ndërhyrë dhe transportuar 85- vjeçarin pavarësisht situatës mjaft të vështirë.

Nuk ka ende të dhëna lidhur me shkaqet që kanë sjellë komplikacione në shëndetin e të moshuarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›