E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: Telefonatat për ndihmë nga kafenetë e Tiranë, i kemi verifikuar

Ministri i Brendshëm deklaroi sot nga emisioni televiziv i gazetarit Ilir Babaramo se telefonatat për ndihmë në mediat shqiptare janë false. Bujar Nishani tha se të gjitha telefonatat janë verifikuar dhe se ato rezultojnë nga kafenetë e Tiranës. Për situatën e krijuar nga bora ka pasur dhe janë verifikuar telefonata false nga kafenetë e Tiranës. Është krijuar një situatë alarmante false, se gjoja janë banorë të izoluar në veri, tha Nishani. Gjatë ditës Nishani tha se nuk ka vend për të përhapur panik ndërkohë që numri i viktimave që lidhen me kushtet atmosferike në të gjithë vendin shkon në të paktën 4 shtetas.

Edhe gazeta prestigjioze Uashington Post si dhe agjencia franceze AFP raportuan dje se në Shqipëri janë të paktën 250 mijë persona të izoluar. Vetëm në qarkun e Dibrës, korrespondentët e Shekulli-t thonë se janë mbi 120 mijë persona në komuna të cilët kanë vështirësi në rezerva ushqimore dhe në lëvizje.

Ndërkohë, i pyetur mbrëmë në emision, Nishani u shpreh se kjo situatë nuk na ka gjetur të papërgatitur pasi strukturat shtetërore janë vënë në lëvizje. Ndërkohë, vetëm në numrin e telefonit të vënë në dispozicion nga gazeta Shekulli, në dy ditët e fundit kanë mbërritur mbi 80 mesazhe telefonike nga zonat e bllokuara si dhe emigrantët që kërkojnë informacion për zonat e bllokuara pasi duan të dinë gjendjen e familjarëve të tyre.

Korrespondetët raportojnë se në zonat e thella malore, kryesisht në komunat e Kukësit, Tropojës dhe Dibrës, sinjali telefonik mungon për shkak të dëmtimeve që antenat kanë pësuar. Ndersa mesohet se ne Mal te Zi trupat e NATO-s kane nderhyre per te dhene ndihmen e tyre ne zhbollokimin e rrugeve, Shqiperia pretendon se i ka te gjitha kapacitetet e duhura per situaten.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›