Prençi e Veljoviç: Bashkëpunimi në nivel të lartë
Operacioni i fundit mes Shqipërisë e Malit të Zi që çoi në goditjen e një rrjeti kriminal është vlerësuar si mjaft i suksesshëm dhe shembull i bashkëpunimit rajonal. Vlerësimet vijnë nga kreu i Policisë së Shtetit Prençi dhe ai i Malt të Zi, Veljoviç.
TIRANE- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, priti sot në një takim homologun e tij malazez Veselin Veljoviç me të cilin diskutoi për bashkëpunimin mes policive të dy vendeve, rritjen akoma më tej të bashkëpunimit si edhe menaxhimin e kufijve. Duke marrë shkas nga operacioni i fundit mes policisë shqiptare e malazeze që çoi në prangosjen e një rrjeti kriminal e të trafikut të drogës, Prenci e Veljovic deklaruan se këto bashkëpunime të frytshme do vazhdojnë dhe në të ardhmen
Gjithashtu Prençi deklaroi se bashkëpunimi reciprok dhe efiçent midis policive të vendeve të rajonit është mesazh i qartë integrues drejt BE-së dhe aleancës euroatlantike.”
Ndërkaq kreu i policisë së Malit të Zi Veljanoviç në fjalën e tij tha se operacion më i fundit ishte një provë që tregoi dhe një herë vullnetin e përbashkët me palën shqiptare për të luftuar krimin e organizuar, trafikun e drogës e atë klandestin. (a.r/news24/balkanweb)