Pukë/Fushë-Arrëz, 30 pallate të amortizuar, banorët në rrezik
Banorëve në mbi 30 pallateve në Pukë dhe Fushë Arrëz u rrezikohet jeta për shkak të amortizimit të ndërtesave dhe instalimeve elektrike. Alarmi jepet nga autoritetet lokale të cilat kanë inspektuar nga afër gjendjen.
PUKE- Mbi 30 pallate të vjetra në Pukë dhe Fushë Arrëz janë kthyer në ndërtesa të pabanueshme, për shkak të kushteve në të cilët ndodhen aktualisht. Kjo ka qënë dhe arsyeja që policia e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi në rrethin e Pukës i ka inspektuar nga afër, për të verifikuar shqetësimin e ngritur më parë nga vetë banorët. Alarmi jepet dhe nga shefi i shërbimit të zjarrfikësve të Pukës Agron Hadroj, sipas të cilit “rreziku është tepër i madh jo vetëm nga instalimet e vjetra por dhe amortizimi i ndërtesve kryesisht të cative”.
Apeli konkret për banorët e këtyre banesave është të tregohen të rezervuar në përdorimin e pajisjeve elektroshtëpiake në stinën e verës, pasi linjat elektrike nuk do të mund të përballojnë ngarkesën, duke u kthyer në burim zjarresh.
(e.n/News24/BalkanWeb)