Vlorë, aksidentet tejmbushin me pacientë Kirurgjinë
Aksidentet janë kthyer në shkakun kryesor të rritjes së fluksit të pacientëve në kirurgjinë e Vlorës. Shefi i këtij pavioni sqaron për News24 se numri i lartë i pacientëve ka bërë që të zhvendosen në pavione të tjera.
VLORE- Këto muaj të nxehtë vere kur fluksi i vizitorëve në bregdet regjistron maksimumin e tij, reparti i kirurgjisë në qytetin e Vlorës vuan mbipopullimin. Shpesh numri i lartë i pacientëve e shndërron situatën në të papërballueshme për mjekët. Si shkak kryesor të rritjes së numrit të personave që i drejtohen kirurgjisë, shefi i këtij pavioni Kristaq Bisholla përmend aksidentet e shumta.
“Shkaku kryesor i kësaj gjendjeje janë aksidentet e shumta rrugore. Në qytetin tonë përdit ndodhin aksidente dhe cdo ditë ne kemi 10-13 raste aksidentesh” shpjegon Bisholla.
Në shumë raste kapaciteti prej 30 vendesh tejkalohet duke bërë që pacientët të zhvendosen përkohësisht në pavione të tjera.
Por një tjetër problem me të cilin haset kirurgjia prej disa javësh është edhe mungesa e ujit të pijshëm. Shefi i repartit vë në dukje se mungesa e ujit vështirëson sigurimin e kushteve higjieno-sanitare në spital.
(e.n/BalkanWeb)