LSI: Mbështetje rinisë kur të qeverisim me PD-në
Zv/sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Pesha garantoi sot se në 4 vitet e ardhshme "LSI do të zbatojë programin e saj për rininë, program ky i paraqitur gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit"
TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim shprehu sot angazhimin për mbështejten që kjo forcë politike do t'u japë të rinjve shqiptarë gjatë bashkëqeverisjes me Partinë Demokratike në 4 vitet e ardhshme.
Zv/sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Besjan Pesha garantoi sot në një deklaratë për mediat se në 4 vitet e ardhshme "LSI do të zbatojë programin e saj për rininë, program ky i paraqitur gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit”.
Sipas tij, “gjatë 4 vjeçarit të ardhshëm LSI do të ecë krah për krah me të rinjtë shqiptarë, duke iniciuar dhe garantuar zbatimin e një sërë nismash ligjore të cilat synojnë integrimin e mëtejshëm të tyre në proçeset e vendimarrjes, nxitjen dhe zhvillimin e talenteve të reja në fushën e arsimit, kulturës, sportit etj”
Duke u ndalur te disa nga nismat që LSI do të ndërmarrë gjatë këtij mandati, Pesha veçoi kartat dhe statusin e studentit, projektligjin për vullnetarizmin, përmirësimin e mëtejshëm të proçesit të maturës shtetërore, projektet për sportin dhe kulturën, nxitjen dhe mbështetjen e projekteve dhe organizatave rinore brenda ambienteve shkollore dhe jashte tyre.
(d.b/BalkanWeb)