Pukë,rëndohet gjendja e katër personave të izoluar
Rëndohet gjëndja shëndetësore e katër personave të mbetur të izoluar në majën më të lartë në Pukë. Gjendja e tyre është përkeqësuar së tepërmi si rezultat i temperaturave të ulëta për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Mësohet se Nazmi Hila ushtaraku i mbetur në dëborë është më rëndë nga të tjerët. Më herët ka dështuar përpjekjet e ushtrisë për t'i ardhur në ndihmë katër personave të bllokuar me helikopter. Shkak për mos uljen e helikopterit është bërë errësia e madhe dhe era e fortë, çka ka vështirësuar orientimin e helikopterit në këtë zonë. Nënprefekti i Pukës Dedë Përpali në një lidhje të drejpërdrejt me televizionin Ora News tha se operacioni është shumë i vështirë për shkak të motit të keq. Katër përsonat kanë mbetur të izoluar nga dëbora afro 6 kilometra larg pikës së Midës në Pukë. Katër personat e izoluar janë tre ushtarakë dhe një punonjës i Telekomit, i nisur për shërbim në kullat e krrabit. Përsonat e izoluar janë Nazmi Hila, Pjerin Voci, Angjelin Cera dhe Arben Ndoci. Dëbora në këtë zonë shkon deri në 1.5 metra, çka bën të pamundur lëvizjen e automjeteve. Megjithatë për të arritur në Midë ku ndodhen të bllokuar katër personat duhet 2 orë rrugë në kushtet kur rruga është në gjendje të kalueshme.