E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith:Kundërshton kërkesën e Haradinajt për zgjedhje

Kryetari i partisë kosovare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas një takimi me Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar Piter Feith ka përsëritur qëndrimin e tij kundërshtues për vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare. Haradinaj ka theksuar se ka marrë nga Feith shpjegimet përsa i përket vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare, duke përsëritur se nuk ka ndonjë risi dhe se vendimi mbetet i tillë.
Ndërsa Piter Feith nuk ka preferuar të paraqitet fare para mediave pas takimit. Shefi i zyrës civile ndërkombëtare Feith është mjaftuar me një falenderim pas takimit të Haradinajn, teksa ky i fundit ka bërë të ditur se temë kryesore e takimit ishte vendimi për zgjedhjet, ndërkaq është biseduar edhe për veriun e vendit dhe vendosjen e rendit dhe ligjit atje. Kreu i AAK-së Haradinaj ka mohuar të ketë raporte jo të mira me Piter Feithin, duke thënë se raportet mes tyre janë kolegjiale. Ndërkohë, kreu i AAK-së ka përsëritur qëndrimin se angazhimi i tij në procesin e paqes në Ugandë nuk do ta zhvendosë atë nga zhvillimet në Kosovë, siç nuk e ka zhvendos as për gjashtë muaj, për sa kohë ka thënë se është duke ndihmuar këtë proces.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›