Nis procesi i aplikimit për karta identiteti në Korçë
Kanë nis në Korçë aplikimet për kartat e identitetit. Duke iu referuar shifrave zyrtare që bën të ditur Posta në Korçë për vetëm 1 javë në 12 sportelet e kësaj dege janë arkëtuar 3 mijë mandate pagese, nuk shihet fluks nga qytetarët.
KORÇE- Nisin aplikimet për kartat e identitetit edhe në qytetin e Korçës, duket se ritmi i aplikimeve në këtë proces është i ulët. Duke iu referuar shifrave zyrtare që bën të ditur drejtoria e filialit të postës në Korçë Margarita Hoxhalli, për vetëm një javë në 12 sportelet e kësaj dege janë arkëtuar rreth 3 mijë mandate pagese.
Po në ambientet e kësaj poste, ndonëse radhët janë të gjata, ato nuk janë për këtë aplikim por për shërbimet e tjera.
Ndërkaq në zyrat e gjendjes civile pranë Bashkisë së Korçës, kanë startuar edhe këtu procedurat, ndonëse sipas përfaqësuesve të saj sistemi kompjuterik që merret me prodhimin e kartave të identitetit rezulton të jetë difektoz, duke pasur probleme të vazhdueshme.
Në qytetin e Ersekës dhe atë të Bilishtit aplikimet për pajisjen me karta do të nisi më datë 27 shkurt. (a.r/news24/balkanweb)