Rama-Demski: Partneritet për akses në fondet e BE
Gjatë takimit të kryebashkiakut Rama me homologun e tij në Budapest, Demski u diskutua për zhvillimin e një partneriteti që synon aksesin në fondet e BE për qytetet e vendeve jo anëtare përmes bashkëpunimit me ato anëtare.
BUDAPEST- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka zhvilluar takime në Budapest me Kryebashkiakun, Demski dhe kryeministrin Gurcan.
Në Bashkinë e Budapestit u diskutua për zhvillimin e një partneriteti që synon aksesin në fondet e Bashkimit Europian për qytetet e vendeve jo anëtare përmes bashkëpunimit mbi bazë projekti me qytete të vendeve anëtare. Kryebashkiaku Demski ofroi ndihmën e ekipit të tij për të hartuar projekte konkrete zhvillimi me interes reciprok për Tiranën e Budapestin.
Gjatë takimit me kryeministrin Gurcan, biseda u përqëndrua tek zgjedhjet e ardhshme dhe domosdoshmëria për të garantuar standardet e një vendi që në prill pritet të anëtarësohet në Alenacën e Atlantikut të Veriut, ndërsa synon integrimin në Bashkimin Evropian.
Kryebashkiaku Rama i ka shprehur kreut të qeverisë hungareze, shqetësimin për ecurinë e procesit të pajisjes së shtetasve shqiptarë me karta identiteti, ndërsa e siguroi atë për vendosmërinë e opozitës shqiptare për të bërë gjithcka që vendi të ketë zgjedhje të lira e të ndershme dhe të shpejtoje hapat e tij drejt bashkimit Europian. (e.n/News24/Balkanweb)