E Shtunë, 31 Tetor 2026

U përmbys kamioni, vdes nga djegia shoferi

Nga burimet e policisë mësohet se, në pamundësi për ta dalë nga automjeti, 54 vjeçari Marina është djegur pjesërisht nga flakët e zjarrit, nga plaget e te cilave humbi jeten gjate oreve te para te mengjesit 

TIRANË - Një aksident i rëndë automobilistik, me pasojë vdekjen e një 54 vjeçari ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Belësh - Kuçovë.
Burime zyrtare të policisë së Elbasanit, thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.30 të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Belësh -Kuçovë, kur kamioni i drejtuar nga 54 vjeçari Shaban Marina, është përmbysur dhe për pasojë është përfshirë nga flakët e zjarrit.
Nga burimet e policisë mësohet se, në pamundësi për ta dalë nga automjeti, 54 vjeçari Marina është djegur pjesërisht nga flakët e zjarrit . Si pasojë e plagëve të marra, ai ka humbur edhe jetën .
Nga hetimet paraprake të grupit hetimor, mësohet se shkaku i këtij aksidenti mendohet të ketë qenë shpejtësia e automjetit, jashtë normave të lejuara.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›